Emocionet e sporteve ujore në Durrës, turistët përjetojnë adrenalinë gjatë pushimeve

18 Korrik 2024 | 17:44

Durrësi nuk është vetëm një destinacion për rrezitje dhe zhytje në det, por edhe një vend i preferuar për ofertën e tij të pasur argëtuese.

Sportet ujore janë një nga mënyrat më emocionuese për të kaluar kohën dhe për të përjetuar adrenalinën në maksimum.

Nga jet ski te xhirot me skaf, turistët i shijojnë këto përvoja më së shumti.

Përpara se të zhvillojnë një aktivitet sportiv ujor, përdoruesit pajisen me jelekët e shpëtimit dhe njihen me rregulloren dhe zonën, ku duhet ta zhvillojnë aktivitetin.

Vija bregdetare e Durrësit ofron pesë pika të licencuara për aktivitete sportive detare, të aprovuara nga autoritetet përkatëse.

Këto aktivitete, jo vetëm që sigurojnë argëtim për pushuesit, por gjithashtu kontribuojnë në një përvojë të plotë turistike në Durrës, duke u dhënë mundësi vizitorëve të shijojnë çdo aspekt të kësaj zone të bukur bregdetare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq në vend, humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Himarë! Ra nga shtylla gjatë punës për rikthimin e energjisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Himarë, ku një elektricist ka ndërruar jetë në krye të detyrës. Sipas burimeve, bëhet fjalë...
08:33 | 22/07/2026

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026