Zak Topuzi: Numri i turistëve në Shqipëri ka rënë në masën 30 % gjatë këtij viti
Kreu i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi, është shprehur se numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri ka rënë me 30 % gjatë këtij viti.
Komentet Topuzi i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se këtë e konfirmojnë vetë hotelet në bregdetin shqiptar.
Ai tha se rënie ka kryesisht në Vlorë dhe në të gjithë bregdetin e jugut të vendit. Sipas tij një problem kryesor në vendin tonë mbetet infrastruktura, e cila sipas tij bën që të nevojitet një kosto e madhe për të shkuar nga aeroporti i Rinasit deri në zonat bregdetare.
“Muaji korrik ka paraqitur një situatë me shumë të panjohura. Ky ka qenë shqetësimi i kësaj jave. Ne e kemi diskutuar, jemi rreth 370 hotele në gjithë Shqipërinë, kryesisht në bregdet që komunikojmë përditë nëpërmjet rrjetit Whatsapp dhe shqetësimi i tyre ka qenë rënia me 25-30 % e turistëve në vijë bregdetare.
Kryesisht është përcjellë ky difekt në zonën e Vlorës, pastaj gjthë bregdeti deri në Ksamil. Është një situatë që ndoshta na dehën sukseset dhe kemi folur gjithmonë si ekspertë. Ne si ekspertë nuk duhet të merremi me numrin, por me standartin. Shqipëria është një vend i vogël dhe mund të shitet i tëri si një destinacion më vete.
Një destinacion i pakuruar, nuk mund të marrë vlerën e tij nëse ti mund të kesh një plazh të mirë apo një hotel luksi. Shqipëria akoma nuk është gati qoftë me infrastrukturë… Tim und të zbresësh në Rinas me 30-60 euro, por për të shkuar në Ksamil do të duhen 200-250 euro. Do të duhet të paguash edhe çadrën. Që këtu prishet bilanci. Kjo e bën turizmin shqiptar pak të ngatërruar”, tha Topuzi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Trishtim, po katandiset gjithmonë e më keq fakulteti”! Emocionohet Arben Kumbaro: E kthyen si në
“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit
Opera e parë e shqiptare në Maqedoninë e Veriut, regjisori: Me “Skëndërbeun” donim të tregonim që ne vlejmë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve