‘Magjia e turizmit, falsitet’- Berisha: Shqipëria renditet në vendin e 66-të në botë
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se të dhënat e paraqitura nga qeveria për turizmin në Shqipëri, janë falsitet.
Komentet Berisha i bëri para mbështetësve nga dritarja e banesës së tij, ku po vuan dënimin me ‘arrest shtëpie’ për korrupsion.
Berisha tha se Shqipëria sipas Forumit Ekonomik Botëror të Davosit renditet në vendin e 66-të për turizmin, për shkak të keqmenaxhimit të potencialit natyror.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Mirëmbrëma dhe përshëndetje qëndrestarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të shqiptarëve, oratorëve që me fjalët e tyre ndriçojnë mendjen dhe zemrat e shqiptarëve.
Të dashur miq, sot kam vendosur të paraqes para jush falsitetin e tmerrshëm të magjisë së turizmit, për të cilin televizionet e qeverisë flasin ditë e natë.
Do t’u njoh sonte me studimet e të dhënat reale të ekonomistëve se në rast se ka në botë një turizëm me lugë bosh, është turizmi i Shqipërisë.
Të kuptohemi, në bindjen time më të thellë, Shqipëria me burimet e saj natyrore, me trashëgiminë e saj të jashtëzakonshme kulturore, me mikpritjen e veçantë shqiptare, nuk e ekzagjeroj po të them se mund të synojë nga vendet më të para në botë.
Se mund të jetë ndoshta me potencialin e saj turistik si asnjë vend tjetër për sipërfaqen që ka.
Por çfarë ndodh? Ku renditet Shqipëria sot? Shqipëria sipas Forumit Ekonomik Botëror të Davosit renditet në vendin e 66-të.
Shqipëria renditet në vendin e 66-të jo se ajo nuk i ka magjepsëse potencialet e saj, por menaxhimi i këtyre potencialeve është mizerabël, është nga hajdutë që vjedhin nga mëngjesi gjer në darkë.
Të dashur miq, shqiptarët duhet ta dinë se çfarë falsiteti, çfarë mashtrimi, por duhet ta mësojnë se si turizmi është shndërruar në një ndëshkim, në një pasuri të mallkuar për ta.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun