Gazetari: Rezoluta për Ligjin e Luftës ka karakter sensibilizues, s’ofron zgjidhje

18 Korrik 2024 | 21:54

Gazetari Panajot Barka e ka cilësuar ligjin e luftës, në një lidhje të drejtpërdrejt në Euronews Now, thjesht si një përpjekje për ndërkombtarizimin e çështjes. Duke ju referuar kështu Bashkimit Europian dhe BE-së.

“Po të vini re rezolutën kërkon t’a shndërrojë këtë problem jo midis dy vendeve, por ta ndërkombtarizojë, për arsye se i kërkon Ministrisë së jashtme të informojë NATO-n dhe Bashkimin Europian. Pra t’i krijohet presion Greqisë nëpërmjet aleatëve tanë.”-tha ai.

Në vazhdim sa i përket çështjes së pronave që shqiptarët kanë në Greqi, gazetari shprehu pakënaqësitë e tij lidhur me politikën e Shqipërisë, ku u shpreh kështu:

“Gjatë 11 viteve që ka qenë në fuqi Traktati i Miqësisë, më shumë jemi përpjekur ne si individë për të ndihmuar miq dhe shokë shqiptarë për të marrë pronat në Greqi, sesa janë munduar politikanët dhe qeveria me akte të tjera normative. Nëse duam vërtetë të heqim ligjin e luftës duhen bisedime nga të dyja palët , sesa shpallje të njëanshme”

Zgjidhja sipas gazetarit është rinovimi i Traktatit të Miqësisë, ku theksi duhet t’i vihet nenit 3, i cili ka në thelb zgjidhjen e çështjes së pronave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026