Mblidhet Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, Xhafaj zbulon parimet bazë të procesit

19 Korrik 2024 | 10:28

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion ka mbajtur këtë të premte mbledhjen e radhës, ku në fjalën hapëse kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, shpalosi dhe 4 parimet kryesor mbi të cilat do të udhëhiqet i gjithë procesi.

Sipas socialistit puna e komisionit dhe grupit të ekspertëve duhet të ketë në themel gjithëpërfshirjen, transparencën, profesionalizimin dhe te jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Duke u ndaluar te pika e parë, Xhafa tha se “gjithëpërfshirja nuk nënkupton vetëm pjesëmarrjen e grupeve parlamentare, por të të gjithë faktorëve dhe grupeve sociale të interesuara”.

Në seancën e kësaj të premteje mungonte sërish opozita e cila ka bojkotuar totalisht deri tani komisionin antikorrupsion.

Duke u ndalur te tre parimet e tjera Xhafaj tha: “Parimi i dytë do të jetë transparenca, ne synojnë që të jetë i hapur për grupet e interesuara, përmes produkteve që do prodhojë komisioni dhe grupi i ekspertëve.

Parimi i tretë është profesionalizimi. Kjo do të mundësohet nga fakti se pjesë e grupit të ekspertëve do të jenë kapacitet me të mira, ekspertët më të mirë.

Parimi tjetër është fakti që i gjithë procesi duhet të jenë në pajtim me standardet më të mira ndërkombëtare”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026