Rama prezanton reformën e arsimit profesional: Çfarë duhet të dinë kompanitë e mëdha

19 Korrik 2024 | 14:38

Kryeministri Edi Rama mblodhi këtë të premte një takim me sipërmarrjen, drejtuesit e shkollave profesionale dhe partnerët ndërkombëtarë, ku prezantoi skemën e re të reformës në arsimin profesional.

Rama njoftoi se duke parë mungesën e personave të kualifikuar në tregun e punës, do të krijohet “Fondi Kombëtar i Aftësimit”, i cili do të mbështesë “Arsimin Profesional Dual”, ku do të përgatiten profesionistët e rinj.

Sipas kryeministrit kompanitë më të mëdha në vend do të duhet të shpenzojnë 1% të kapitalit të përgjithshëm të shpenzimeve të tyre për trajnimin e personelit.

“Ne nuk mund të presim që ndryshimi kulturor të ndodhë kur të ndodhë, prandaj që sot të gjitha bizneset më të mëdha të Republikës së Shqipërisë duhet ta dinë që 1% e shpenzimeve të tyre totale duhet të shkojë për këtë punë. Ose do të shkojë për këtë punë, ose do t’u merret për këtë punë dhe do të krijojmë Fondin Kombëtar të Aftësimit, i cili do të mbështesë gjithë këtë proces duke mos e lënë thjesht në vullnetin e sipërmarrjeve, mbi një bazë kuotash dhe kontributesh që do të shkojnë për zhvillimin e kapitalit njerëzor si dhe për gjithë këtë skemë të arsimit professional. Tani ende jemi duke diskutuar opsionet dhe këtu është e rëndësishme të vazhdojë diskutimi që është hapur me kompanitë, por opsioni më i mundur është që ky, 1% të investohet për trajnimin në vazhdim të personalit dhe pjesëmarrjen në këtë skemë të Arsimit Professional Dual”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është konstatuar pasditen e kësaj të shtune në malin e Çipinit. Flakët raportohen se kanë rënë në një lartësi të konsiderueshme,...
19:04 | 25/07/2026

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026