Kancelari Scholz|Do bëj çmos për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

19 Korrik 2024 | 19:58

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se do ta mbështes me të gjitha forcat anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Këto komente kancelari i bëri gjatë samitit të mbajtur në Beograd. Aty ku Serbia ka nënshkruar një memorandum me Bashkimin Evropian për një partneritet strategjik në lidhje me lëndët e para të qëndrueshme, zinxhirët e furnizimit me bateri për makinat elektrike etj.

“Si kancelar i Gjermanisë, e konsideroj detyrim përmbushjen e premtimeve të bëra shumë kohë më parë kur bëhet fjalë për perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor në raport me Bashkimin Evropian. Duhet që sa më shpejt që këto vende t’i përkasin Bashkimit Evropian, ne do ta mbështesim atë proces me të gjitha forcat tona me të gjitha aktivitetet politike” -tha ai.

Vizita e Sçolzit në Beograd u bë e ditur nga një zëdhënës i Qeverisë gjermane më 17 korrik. Sipas zëdhënësit të Qeverisë gjermane, kjovizitë e tij e papritur ka të bëjë me projektin e minierës së litiumit në Serbi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026