Vuçiç thotë se me Olaf Scholz do bisedojë për Kosovën

17 Korrik 2024 | 22:53

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se gjatë Samitit të Bashkësisë Politike Evropiane, që mbahet në Mbretërinë e Bashkuar më 18 korrik, Ukraina do të jetë tema kryesore. Ai tha po ashtu se një ditë më vonë në Beograd do të takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, me të cilin do të bisedojë për Kosovën.

“Tema kryesore për ta [në samit] do të jetë Ukraina. [Presidenti i Ukrainës, Volodymyr] Zelensky do të vijë, prandaj ata do të tregojnë unitet”, tha Vuçiç për televizionin Pink.

Takimi i katërt i Bashkësisë Politike Evropiane do të mbahet të enjten dhe do të mbledhë krerët e shteteve apo qeverive të afër 50 shteteve në Pallatin Blenheim, afër Londrës. Në mesin e tyre do të jetë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Serbia është një prej shteteve të pakta evropiane, që pavarësisht thirrjeve të Bashkimit Evropian dhe partnerëve perëndimorë, deri më tani ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Zyrtarët nga NATO-ja, OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës do të jenë pjesëmarrës në samit.

Sipas njoftimit, pjesëmarrësit në samit do të diskutojnë për përmirësimin e raporteve dypalëshe dhe shumëpalëshe me qëllim të forcimit të sigurisë dhe stabilitetit, por edhe për energjinë dhe migrimin në kontinentin evropian.

Vuçiç foli edhe për vizitën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në Serbi më 19 korrik. Ai tha se gjatë kësaj vizite do të zhvillojë “një takim privat dhe shumë të gjatë” me udhëheqësin gjerman. Ky takim do të mbahet pas nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi sa i përket mineraleve.

“Ne do të bisedojmë për rrugën evropiane të Serbisë, për raportet tona politike, pra edhe në lidhje me ‘Kosovën dhe Metohinë’. Do të bisedojmë për situatën në rajon, por po ashtu edhe për zhvillimin ekonomik, për reformat dhe anëtarësimin në tregun e përbashkët evropian”, tha Vuçiç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026