Tafa: Ja pse nuk u prek aeroporti “Nënë Tereza” nga defekti global

19 Korrik 2024 | 20:48

Igli Tafa, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, sqaroi në emisionin “Review” se aeroporti “Nënë Tereza” nuk u prek nga defekti global.

Kjo sepse sereverat që u prekën nga ky “kolaps” përfshinin vetëm kompani të mëdha ajrore, të cilat ishin përdoruese të paketës Microsoft.

“Në Shqipëri për fat të mirë vetëm tre kompani të sektorit financiar dhe një kompani e telekomunikacionit u prekën. Aeroporti nuk e përdor platformën e ‘Microsoftit’. Nës do përdorej kjo platformë, serveri nuk do ishte imun dhe do ishim në telashe. Kjo u kuptua edhe nga trendi i institucioneve botërore që u prekën nga ky defekt.” –sqaroi ai.

Në vazhdim të linjës së logjikës së tij, Tafa sqaroi se edhe pse në fillim u mendua të ishte një sulm kibernetik, pas një “krehje” tëgjithë sistemeve që përdornin autoritetet shqiptare, vetëm 4 prej tyre rezultuan të ishin jo-imune ndaj defektit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026