Fluks hyrjesh nga Qafë-Thana në vendin tonë, më pak se vjet nga Kapshtica

20 Korrik 2024 | 12:47

Nga data 14-19 korrik nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës kanë hyrë e kanë dalë mbi 25.000 shtetas, ndryshe 6000 shtetas me shume se ne vitin 2023.

Vetëm gjatë 24 orëve nga Maqedonia e Veriut kanë lëvizur në të dyja anët e kufirit më shumë se 9600 shtetas shqiptarë e të huaj.

Lëvizja e shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë sipas autoriteteve tona të kufirit pritet të jetë më i madh në ditët në vijim

Nëse në Qafë Thanë ka pasur më tepër lëvizje gjatë këtyre ditëve, krejt ndryshe paraqitet situata e hyrje daljeve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës

Burime zyrtare thanë se nga data 14-19 të këtij muaji nga Greqia në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë rreth 14 mijë shtetas, kryesisht emigrantë shqiptarë të kthyer për pushime.

Një vit më parë në të njëjtat ditë nga Greqia drejt vendit tonë kanë hyrë rreth 19.000 shtetas. Ajo çka bie në sy është ulja e numrit të hyrjeve nga Greqia drejt Shqipërisë për këtë vit

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026