Deputetja britanike: Nuk duhet të lejojmë armiqtë të rindezin konfliktet në Kosovë

21 Korrik 2024 | 13:24

Deputetja britanike, Alicia Kearns ka postuar në rrjete sociale një fotografi krah presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ku ka shkruar se nuk duhen rindezur konfliktet në Kosovë.

Sipas deputetes siguria jo vetëm për shtetet e Ballkanit, por edhe të Evropës varet nga stabiliteti i ngjarjeve në Kosovë.

“Gjithmonë kënaqësi të takohem me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të diskutuar për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan dhe Evropë. Ajo është me të vërtetë një fuqi dhe është jetike që të mos lejojmë aktorët armiqësorë të rindezin konfliktin në Kosovë”, ka shkruar Kearns në Facebook.

Presidentja Osmani dhe deputetja Kearns janë takuar në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, i cili u zhvillua në Angli e që pati në fokus sfidat e përbashkëta si lufta në Ukrainë dhe emigracionin e paligjshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026