Pushuesit e huaj në Vlorë, maqedonasit dhe ukrainasit mbushin qytetin këto ditë
Maqedonasit, mund të cilësohen si vizitorët e javës në Vlorë. Qytetin bregdetar ata e cilësojnë si një destinacion që i lë pa fjalë me potencialet e tij turistike.
“Është shumë këndshëm, është hera e katërt që jemi këtu, do të qëndrojmë 2 javë,turizmi shumë I organizuar, njerëzit shumë të sjellshëm, urime”, tha një i intervistuar.
Në anën tjetër, turistët nga vende të tjera si Ukraina falënderojnë Shqipërinë për mikpritjen.
“Ky është një vend shumë i bukur, deti fantastik dhe njerëzit shumë të bukur gjithashtu, të gjithë kanë filluar vijnë në Shqipëri, unë vij nga Ukraina”, tha një ukrainas i intervistuar.
Vlora nuk është vetëm një destiancion i mirë për të pushuar por edhe për t’u ushqyer shëndetshëm, shprehen vendasit madje disa prej tyre I krahasojnë plazhet e Vlorës me ato të Riminit në Itali.
“Në rimini janë të gjitha plazhet shumë të bukura, ne kemi sit ë thuash një parajsë këtu, ky det që shikon kaq të bukur këtu në rimini nuk e gjen dot, ushqimi është një ushqim mjaft shumë I pëlqyeshëm nga shqiptarët të paktën, anglezët ngelen mjaft të kënaqur kur hanë në shqipëri, dhe kjo është e vërtëtë”, tha një tjetër pushues.
Operatorët turistik të jugut të Shqipërisë, paralajmërojnë fluks të madh turistësh përgjatë muajit gusht duke shtuar përgatitjen për pritjen e një sezoni sa më të mbarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 21:01 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)