Ishte në pritje të gjyqit, shqiptari gjendet i pajetë në burgun e Bolonjës

22 Korrik 2024 | 10:35

Një 48-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës në qelinë e burgut të Bolonjës, ku ishte në pritje të gjykimit që prej muajit maj të këtij viti.

48-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, rezulton se ishte arrestuar për veprën penale të “Tentativës së vrasjes”.

Mediat italiane, raportojnë se policia e burgut dhe stafi mjekësor janë përpjekur t’i vijnë në ndihmë shqiptarit, por ai është konstatuar i vdekur.

Nuk dihen më tepër detaje për këtë ngjarje të rëndë dhe arsyeja që ka shtyrë shqiptarit drejt aktit fatal për jetën e tij.

Në burgjet italiane ka pasur një numër relativisht të lartë të vetëvrasjeve të shënuara kohët e fundit.

Kjo është vetëvrasja e 58-të e një të burgosuri që nga fillimi i vitit, të shto këtu dhe 2 vrasje dhe 63 vdekje nga shkaqe të tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026