Grupi i PS mban mbledhjen e fundit për këtë sesion, asgjë kontrekte për “Zgjedhoren”
Kryetari i grupit paralmentar të PS, Bledi Çuçi, informoi deputetët socialistët për çështjet dhe projektligjet që do të diskutohen në seancën parlamentare, e cila do të shtrihet në dy ditë, të enjten e të premten për shkak të numrit të lartë të akteve.
Në rendin e ditës janë parashikuar gjithashtu dy interpelanca me ministrat Gonxhaj e Mete, raportet vjetore të disa institucioneve të pavarura, projektligjet “Për Policinë e Shtetit”; “Për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, si dhe disa akte të tjera.
Në vijim të mbledhjes Çuçi iu tha deputetëve se propozimet e Grupit të Dialogut për Reformën Zgjedhore janë ende në fazë diskutimi në nivel politik dhe nëse do të ketë dakordësi atëhere këto propozime do t’i paraqiten seancës ditën e premte.
Më tej pati diskutime për çështje të tjera komunitare të ngritura nga deputetët sipas zonave të tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)