Qirinj kundër të ftohtit, prodhuesit e verës në Chablis përpiqen të mbrojnë të korrat nga temperaturat e ulëta
Jashtë Chablis (Shabli), e njohur në botë për verën e bardhë me shije frutore, mund të shohësh një shkëlqim në ngjyrë portokalli.
Por kjo pamje magjike fsheh një situatë të errët për prodhuesit e verës në disa rajone të Francës: temperaturat e ulëta mund të dëmtojnë seriozisht të korrat e tyre.
Ata kanë ndezur qirinj për të mbrojtur vreshtat e tyre nga ngricat e pranverës, ndërsa parashikohen më shumë net të ftohta këtë javë.
Temperaturat kanë zbritur deri në -5°C përgjatë natës edhe në rajone të tjera si Burgundy (Burgonjë) dhe Bordeaux (Bordo).
Edhe pse është ende herët për të vlerësuar dëmet, prodhuesit thonë se kjo është e pashmangshme.
Episodet e befta të të ftohtit këtë vit kanë ndodhur më herët, që do të thotë se rënia e temperaturave mund të jetë edhe më e madhe.
Në prillin e 2017, një valë e të ftohtit dëmtoi vreshtat, duke bërë që prodhimi vjetor i verës franceze të binte në pikën më të ulët në histori.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk