Zelensky falënderon Biden për angazhimin rreth luftës në Ukrainë

22 Korrik 2024 | 12:23

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij e respekton “vendimin e vështirë, por të fuqishëm” të presidentit amerikan, Joe Biden, për t’u tërhequr nga gara për rizgjedhje.

Biden, 81 vjeç, u tërhoq më 21 korrik, duke i dhënë mbështetje zëvendëses së tij, Kamala Harris, për të garuar në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

“Ukraina është mirënjohëse ndaj presidentit Biden për mbështetjen e tij të palëkundur për luftën e Ukrainës për liri, e cila, së bashku me mbështetjen e fortë dypartiake në Shtetet e Bashkuara, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë vendimtare”, shkroi Zelensky në platformën X.

Nën udhëheqjen e Bidenit, SHBA-ja ishte mbështetëse e madhe e Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit të paprovokuar të Rusisë dhe, njëherësh, ofruesja kryesore e ndihmave ushtarake dhe financiare.

Biden arriti t’i bashkojë shpejt aleatët në mbështetje të Ukrainës, të cilët i siguruan dhjetëra miliarda dollarë, pasi Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë, në shkurt të vitit 2022, shkruan REL.

“Shumë vendime të forta janë marrë në vitet e fundit dhe ato do të mbahen mend si hapa të guximshëm të presidentit Biden, në përgjigje të kohërave sfiduese”, tha Zelensky.

“Ne do të jemi gjithmonë mirënjohës për udhëheqjen e presidentit Biden. Ai e mbështeti vendin tonë gjatë momentit më dramatik në histori”, shtoi ai.

Ish-presidenti Donald Trump, i cili do të garojë për rizgjedhje si kandidat i Partisë Republikane, ka thënë vazhdimisht se nëse zgjidhet, ai do t’i japë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

Trump e ka përsëritur këtë zotim më 19 korrik gjatë një bisede telefonike me Zelenskyn, të cilën të dy udhëheqësit e kanë përshkruar si të mirë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026