Sapo ra në kontakt me ujin në plazh, ndërron jetë 73-vjeçari në Durrës

22 Korrik 2024 | 13:40

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Durrës, ku një 73-vjeçar ka pësuar arrest kardiak sapo ka rënë në kontakt me ujin e detit dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se 73-vjeçari ishte banues në lagjen nr.13 në Durrës.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi M. D., 73 vjeç, banues në  lagjen nr. 13 Durrës, dyshohet se sapo ka rënë kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026