Engolo Kante drejt rikthimit në Europë, Barcelona shfaq interes për lojtarin

22 Korrik 2024 | 16:42

2 herë ishte njeriu i ndeshjes për Francën në kampionatin evropian, duke bërë që rikthimi i tij i përkohshëm në Gjermani të ishte tejet pozitiv, por duket se Engolo Kante do të kthehet përfundimisht në kontinentin e vjetër.

Mesfushori është në formë pozitive, ashtu si edhe para kalimit tek Al-Ittihad dhe ka tërhequr vëmendjen e skuadrave, kryesisht në Angli e Spanjë, ndërsa garës i është dhe një emër i madh siç është Barcelona.

Mediat bëjnë me dije se trajneri Flick dëshiron të ketë pjesë të skadrës mesfushorin 33-vjeçar, por nuk është i vetmi që ka nën survejim lojtarin.

West Ham po ashtu bëri një ofertë drejt skuadrës arabe për ta afruar Kante, por këta të fundit e refuzuan vlerën, duke e cilësar të ulët.

Tanimë është radha e spanjollëve të provojnë fatin, por mbetet për tu parë nëse do të ia arrijnë.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq në vend, humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Himarë! Ra nga shtylla gjatë punës për rikthimin e energjisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Himarë, ku një elektricist ka ndërruar jetë në krye të detyrës. Sipas burimeve, bëhet fjalë...
08:33 | 22/07/2026

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026