“Duam lista 100% të hapura”, Lapaj: Këta të bëjnë çfarë të duan

22 Korrik 2024 | 20:56

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj i ka përcaktuar listat e hapura zgjedhore si një formë mes të cilës mundet që vetë qytetari të vlerësojë kandidatin, përmes votës.

Në fjalën e tij, Lapaj u shpreh se duhet që vetë partitë të zgjedhin se si do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme, me lista të hapura ose jo.

“Listat duhet të jenë 100% të hapura. Nuk ka pse të ketë mbrojtje askush në politikë, qytetari mund të të vlerësojë. Nëse duan t’i bëjnë të mbyllura, variantin kushtetues me 1\3 të mbyllura, mund t’a bëjnë opsionale, t’a lënë në vullnetine çdo partie. Pra partia do të mund t’a mbyllë deri në 1\3.” –tha avokati.

Lapaj tha gjithashtu se lëvizja që ai përfaqëson do të hyjë në zgjedhje me lista të hapura. Që sipas logjikës që avokati ndoqi do të thotë se pavarësisht renditjes në listë, kandidati i cili merr më shumë vota, rirenditet dhe fiton mandatin.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026