“Të kontrollohen të gjitha pularitë”- Eksperti ngre alarmin për shpendët nga Brazili
Eksperti i Industrisë Ushqimore, Abdyl Sinani, ka ngritur alarmin për shpendët e infektuara me gripin e pulave që vijnë kryesisht nga Brazili.
Përmes një lidhjeje për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, Sinani tha se të gjitha pularitë duhet të kontrollohen dhe pulat të karantinohen, pasi sipas tij, kjo sëmundje i ngordh menjëherë pulat.
Sinani tregoi se Kosova ka marrë masa drastike për këtë fenomen, pasi sipas tij, autoritetet atje i kanë karantinuar dhe kanë ngritur grupe kontrolli në të gjitha pularitë.
Ai shtoi se momentalisht ky grip nuk rezulton ngjitës edhe te njerëzit, por shtoi se kujdesi duhet të jetë maksimal.
“Ne e kemi eksperiencën e gripit të pulave dhe duhet të kemi kujdes të madh në karantinimin e tyre. Tani që Kosova e sinjalizoi dhe mori masat e veta, për ne është detyrë urgjente që të bëhet karantinimi që nga dogana dhe në të gjithë pularitë në Shqipëri.
Ajo sëmundje është shumë ngjitëse dhe i ngordh menjëherë pulat. Kujdesi më i madh është të mos i pranojmë njëherë, siç po veprojnë të tjerët dhe të zbatojmë ato rregulla që po zbaton Kosova, që ka ngritur rrjetet e veta në të gjitha pularitë e vendit. Ato duken që janë të trullosura, u bie koka, u mbyllen sytë, lotojnë.
Nëse therim pula, ato duhet t’i lëmë patjetër në frigorifer në temperatura sa më të ulëta. Tani për tani thonë që nuk rrezikon jetën e konsumatorit. Por kujdesi duhet me urgjencën më të madhe, të bëhet kontrolli i gjithë pularive”, tha Sinani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran