Peshkaqenët në oqeanin Atlantik testohen pozitivë për kokainë

23 Korrik 2024 | 11:53

Peshkaqenët në ujërat e oqeanit Atlantik pranë brigjeve të Brazilit kanë rezultuar pozitivë për kokainë, thonë shkencëtarët.

Studiuesit kanë sugjeruar prej kohësh se jeta ujore mund të ndikohet nga droga e hedhur në ujë nga kontrabandistët, ku tonelata kokainë janë gjetur në Florida, Amerikën Jugore dhe atë Qendrore.

Një studim nga Fondacioni Osëaldo Cruz në Brazil ka gjetur prova se peshkaqenët po preken nga droga e hedhur në oqean.

Shkencëtarët analizuan 13 peshkaqenë të egër brazilianë që ishin kapur nga anije të vogla peshkimi.

Muskujt dhe indet e mëlçisë u testuan më pas duke përdorur një teknikë standarde të quajtur kromatografia e lëngshme, ku përdoret një lëng për të evidentuar kokainën.

Të 13 peshkaqenët ishin pozitivë për, me një përqendrim të kokainës 100 herë më të lartë se sa ishte raportuar më parë për krijesat e tjera ujore.

Studimi zbuloi se substanca e kokainës ishte më e përhapur në indet e muskujve sesa në mëlçitë e peshkaqenëve.

Megjithatë, studimi tha se fusha e kërkimit ishte “shumë e kufizuar” dhe ndikimi i kokainës ose benzoilekgoninës në jetën ujore nuk dihet plotësisht.

Në qershor të vitit të kaluar, Roja Bregdetare e SHBA-së sekuestroi më shumë se 6,400 kg kokainë në Detin e Karaibeve dhe Oqeanin Atlantik, me një vlerë të vlerësuar prej 186 milion dollarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026