Rritet numri i makinave që futen në Shqipëri, 1 automjet për çdo 2,4 banorë

Foto ilustruese
23 Korrik 2024 | 16:05

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2023, numri i mjeteve rrugore është rritur me rreth 9%.

Në vitin 2023, regjistrohej 1 automjet për 2.4 banorë, nga 1 automjet për 2 banorë që është mesatarja e Bashkimit Europian.

Në vitin 2023, qarku me numrin më të lartë ku qarkullojnë makina e motorë, është Tirana, duke u pasuar nga Durrësi dhe Fieri, ndërsa më pak mjete janë të regjistruara në Kukës e Gjirokastër.

Sipas markës, autoveturat Volksavagen kanë kaluar Mercedez Benz-in, i cili prej vitesh dominonte në treg si marka e parapëlqyer, ndërsa në vend të tretë rezulton “Daimler Chrysler”.

Tregu sot po orientohet edhe tek mjetet elektrike ose hibride, te cilat edhe pse në numër të vogël, po shtohen me ritëm të shpejtë në raport me makinat që përdorin lëndë djegëse.

Në trafikun që krijohet në zonat urbane dhe në rrugët kombëtare, Shqipëria duket sikur ka mbingarkesë të makinave. Por, në krahasim me Bashkimin Europian, vendi ynë, ka një numrin më të ulët të makinave për banor.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026