VIDEO | Arrin në 2 km trafiku i makinave në rrugën e Rinasit

6 Maj 2022 | 12:24

Këtë të premte, trafiku i makinave drejt aeroportit të Rinasit arrin në 2 kilometër.

Gazetarja Ortensa Budlla raporton se trafiku i makinave është krijuar në kahun lëvizës në drejtim të Rinasit. Ndërsa rruga nga aeroporti për në Qafë-Kashar është e lirë.

Shkak i kësaj situate është rreth-rrotullimit pranë aeroportit, ku makinat presin radhën për të kaluar.

Një ditë më parë, ARRSH-ja njoftoi se qarkullimi në rrugën drejt aeroportit të Rinasit do të jetë me 2 kahe lëvizjeje.

ARRSH-ja apeloi që të gjithë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu, të përdorin akset alternative për të mos rënduar trafikun në rrugën që të çon drejt aeroportit të Rinasit.

Për 3 ditë me radhë banorët e fshatrave rreth aeroportit të Rinasit protestuan për vendimin e ARRSH-së për kalimin e mjeteve vetëm me një sens drejtimi drejt aeroportit.

Ata deklaruan se u detyruan që të kryenin më shumë kilometra rrugë për të shkuar në destinacionet e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026