28 vite dedikuar kostumeve popullore të Dumresë, 68-vjeçarja ruan ende traditën

23 Korrik 2024 | 17:19

Të ruash traditën është shumë më tepër se të qepësh një veshje. Është përkushtimi për të sjellë origjinalen, respekti për detajin, mirënjohja për trashëgiminë dhe puna e pakursyer.

Kështu e konsideron punën e saj Xhemile Bullari, një ndër zonjat që punon kostumet popullore të Dumresë në zonën e Belshit.

68 vjeçarja thotë se pasioni është promotori kryesor që mund të bësh këtë zanat, i cili si çdo zanat, ka vështirësitë, por edhe kënaqësitë e veta.

” Unë kam 28 vite që i bëj. Nga nëna ime e mësova se i rrija aty dhe i jepja fije dhe ja kuptoja pak. Duan shumë punë, se një javë duan vetëm një copë me e bëre. Pjesa me e vështirë janë punimet me lule. Kanë mundim por është punë tërheqëse. “-tha ajo.

Zonja Xhemile, e ka parë këtë zanat jo vetëm fitimprurës, por edhe si mundësi për të bërë një jetë me pasion.

” Ka shumë procese pune, ka mbi 10-12 procese pune që ta mbarosh. Kërkohen edhe nga të huajt por unë nuk dal shumë, kam vajt  deri ne Berat mua atje mi kanë marrë.”-tregon zonja nga Elbasani.

Kostumet popullore të Dumresë, me elemente autentike dhe entografike pëlqehen shumë edhe nga emigrantë shqiptarë,   të cilët edhe nëse nuk blejnë, të paktën do ta marrin me qira për pak kohë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026