NATO gjen mangësi të mëdha në mbrojtjen ushtarake të Evropës

24 Korrik 2024 | 15:51

Lufta në Ukrainë dhe zgjedhjet presidenciale të SHBA-së dominuan një samit të NATO-s në Uashington këtë muaj, por, larg skenës publike, planifikuesit ushtarakë të aleancës janë fokusuar në vlerësimin e kostos së madhe së Evropës për ushtrinë.

Udhëheqësit e NATO-s ranë dakord për planet vitin e kaluar për rinovimin më të madh në tre dekada të aftësive të saj mbrojtëse, mes frikës në rritje të agresionit rus.

Mirëpo në kushte anonimati zyrtarët kanë thënë për Reuters se që nga ajo kohë po shqyrtojnë kërkesat minimale të mbrojtjes për të arritur ato plane, të cilat iu dërguan qeverive kombëtare javët e fundit, sipas një planifikuesi ushtarak, i cili foli në kushte anonimiteti.

Kërkesat minimale detajojnë mangësitë në ushtritë e NATO-s në fushat kryesore si në mbrojtjen ajrore dhe raketa me rreze të gjatë, numrin e trupave, municionet dhe mungesën e komunikimeve të sigurta dixhitale në fushën e betejës, treguan bisedat me zyrtarët e NATO-s.

Gjetjet tregojnë se NATO përballet me një vonesë për të arritur qëllimet e saj në një kohë kur uniteti i saj mund të testohet nga kufizimet buxhetore midis anëtarëve të lartë evropianë dhe dallimet rreth asaj se sa i ashpër duhet të jetë qëndrimi i saj ndaj Rusisë.

Më e rëndësishmja, zgjedhjet presidenciale të këtij viti në SHBA kanë ngritur spektrin se fuqia kryesore e NATO-s mund të udhëhiqet nga një njeri kritik ndaj aleancës – ish-presidenti Donald Trump – i cili ka akuzuar partnerët evropianë se kanë përfituar nga mbështetja ushtarake e SHBA.

Në samitin e Uashingtonit të 9-11 korrikut, disa politikëbërës evropianë pranuan publikisht se, pavarësisht se kush do të fitojë zgjedhjet e nëntorit, kontinentit do t’i duhet të rrisë shpenzimet e tij ushtarake.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryetari i Kuvendit reagon pas protestës: Dhuna ndaj policisë dhe deputetëve është e papranueshme

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka dënuar aktet e dhunës të regjistruara gjatë protestës para Parlamentit, duke theksuar se sulmet ndaj efektivëve të Policisë së...
14:29 | 02/07/2026

Protestuesit zhvendosen drejt komisariatit, automjeti i policisë nuk lejohet të kalojë (VIDEO)

Situata para Parlamentit është qetësuar pas përplasjeve të ashpra mes protestuesve dhe policisë, ndërsa 18 persona janë shoqëruar në komisariatin nr.1 dhe nr.4. Një pjesë...
14:01 | 02/07/2026

Rama: Mos zbrisni te komentet! Kohë e ngarkuar, algoritmi në fazë histerie

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të enjte në eventin “Grant 2026” të organizuar nga Innovation4Albania...
13:52 | 02/07/2026