Babai plagosi të birin në Pogradec, i afërmi: Djali ishte i dehur, s’ka faj i ati
“Kishin patur konflikte më herët, djali ishte i dehur kur janë konfliktuar”, kështu tha kushëriri i afërt i Përpaim Shkullakut 47-vjeçarit i cili u plagos nga i ati në Pogradec.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Stropckë të Pogradecit. Pas një konflikti për motive të dobëta babai ka plagosur me çifte dalin e tij.
i afërmi i tyre tha se më herët atë e bir kanë pasur konflikte, pasi djali luante dhe pinte. por asnjëherë më parë gjërat nuk kishin shkuar në këtë pikë. Ai shprehet para kamerës së Euronews Albania se djali e ka detyruar të atin të marrë këtë veprim ekstrem.
“Djali ka qenë i pirë, janë konfliktuar gjysmë ore më parë. ata kanë patur debate më parë, por jo kështu. Djali ka lozur më parë, por këto kohë nuk ka bërë gjë nuk e di si ka pirë sot. Është çun i mirë, punëtor. E ka detyruar, shumë faj nuk ka i ati”,-tha i afërmi i tyre.
Agim Shkullaku rreth 80 vjeç dhe djalit, Përparim Shkullaku 47 vjeç ka patur debate të forta për motive ende të pasqaruara. Gjatë debatit mësohet se djali ka ushtruar dhunë ndaj babait e në kushte të tilla, ky i fundit ka marrë çiften duke e qëlluar e duke e lënë të plagosur rëndë.
47-vjeçari është në gjendje të rëndë dhe pritet të dërgohet në Spitalin e Traumës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia