Përfundimi i 2 koncensioneve, Braçe: Sa kanë paguar qytetarët shqiptarë në 11 vite
Koncesioni për pullat fiskale dhe ai i markimit të karburanteve, do të përfundojnë së shpejti.
Në lidhje me këtë zhvillim, nga foltorja e Kuvendit, deputeti socialist Erion Braçe bëri dhe një përllogaritje të shumës që kanë paguar qytetarët shqiptarë për 11 vite për këto dy koncesione.
Braçe tha se qytetarët kanë paguar 4 mln euro në vit, për 11 vite për markimin e karburanteve, ndërkohë që për pullat fiskale kanë paguar 5 milionë euro në vit, dhe në 11 vite shuma shkon në 55 milionë euro. Sipas tij në total janë paguar 99 milionë euro, të cilat nuk janë dhënë nga buxheti i shtetit, por janë paguar drejtpërdrejtë nga qytetarët.
“E dini sa paguajnë shqiptarët. Ky i pullave fiskale, i kushtonte qytetarëve, atyre që konsumonin produktet akcize, 4 milion euro në vit, në 11 vite, 44 milion euro. Ky i markimit të karburanteve u ka kushtuar 5 milion euro në vit, në 11 vite, 55 milion euro. Të dyja bashkë bëjnë 99 milion euro, e deri në 100, sepse ka pasur periudha që është paguar edhe më shumë. Këto nuk i ka paguar qeveria, nuk kanë dalë nga Buxheti i Shtetit për koncensionarin, por i kanë paguar drejtpërdrejt qytetarët sa herë kanë blerë karburant e produkte akcize që kishin të vendosur pullën fiskale. Kjo është, të dyja kontratat kanë pasur detyrime të rëndësishme, mbi të gjitha gjurmimin e produkteve të akcizës dhe të karburanteve”, tha Braçe.
Kujtojmë se Koncesioni për markimin e karburanteve do të mbyllet në muajin gusht dhe tarifa e vendosur nga koncensionari do të hiqet. Ndërkohë që koncensioni i pullave fiskale përfundon në 1 janar 2025.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West