Presidenti i PE Sassoli: Uroj që negociatat të hapen para Samitit të Zagrebit
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli në fjalimin përshëndetës të mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë, tha se shpresonte që negociatat me Shqipërinë të hapeshin përpara mbajtjes së Samitit të Zagrebit. Z. Sassoli theksoi se shumica dërrmuese e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ishin dakord që kjo gjë të ndodhte që para vitit të kaluar, por vetëm dy vende nga 27 votuan kundër.
Por, z. Sassoli nënvizoi se pavarësisht se kjo gjë u përjetua si “zhgënjim” për Shqipërinë në fakt nuk ishte një “jo” për çeljen e negociatave por vetëm një shtyrje afati.
“25 qeveri ishin të bindur se kjo rrugë duhej të fillonte menjëherë, që përpara fundit të vitit të kaluar, por megjithëkëtë nuk u tha një “Jo”. Vetëm sa është shtyrë afati, në pritje për të fokusuar disa mekanizma mbi metodologjinë dhe për të bërë të mundur një mendim tjetër, prishje mendje për vendet që kanë rezerva”, theksoi z. Sassoli gjatë fjalës së tij.
Duke e cilësuar këtë si problem të brendshëm të BE-së, ai shtoi: “Demokracia evropiane nuk mund të bllokohet dhe besoj se duhet të ndreqet për të bërë të mundur për të thënë se demokracia nuk ka kaluar nga moda.”
Presidenti i PE-së përshëndeti dhe miratimin e ligjit anti-KÇK që synon të godasë burimet financiare të grupeve të organizuara kriminale. Z. Sassoli tha se kjo reformë mbart frymë italiane dhe evropiane për luftën kundër mafies.
“Reforma që është shpallur javën e kaluar nga qeveria, mbart diçka italiane apo evropian, diçka për të qenë të rreptë por brenda kornizës së të drejtës”, u shpreh Presidenti i PE.
Në fund, z. Sassoli bërë një parashikim se kur mund të hapen negociatat me Shqipërinë, duke thënë se në rastin më të keq kjo pritet të ndodhi në Samitin e Zagrebit, që do të mbahet në muajit maj të këtij viti.
“Urimi im është, që negociatat të çelen sa më shpejt, mundësisht përpara samitit të Zagrebit, më e shumta gjatë samitit. E di që shumë të rinj mendojnë se ky proces duhej të kishte filluar shumë më përpara. U përgëzoj për progresin e madh që keni kryer. Marrëveshja për reformën zgjedhore, është një gjest politik domethënës”, u shpreh z. Sassoli duke e mbyllur fjalimin me këto fjalë: “Nuk mjafton vetëm të hapet procesi i negociatave dhe anëtarësimit, por duhet të hapen negociatat dhe t’i hyjmë një procesi reformash.”
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi