I rrëmbeu çantën me para dhe dy telefona 67-vjeçarit, arrestohet grabitësi

27 Korrik 2024 | 10:08

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi i vodhi çantën e dorës, një shtetasi, brenda së cilës kishte sende personale dhe 2 aparate celulare.

Pasi i mori vodhi çantën 67-vjeçarit, autori u largua në drejtim të banesës së tij. Pas veprimeve nga grupi hetimor ai mundi të identifikohej dhe të arrestohej nga uniformat blu.

Policia ka sekuestruar çantën me sendet personale, të cilat u gjetën të fshehura, gjatë kontrollit në banesën e 39-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja”.

“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas administrimit të kallëzimit të një shtetasi, se në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, i kishin vjedhur çantën e dorës, brenda së cilës kishte sende personale, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin: E. L., 39 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore 39-vjeçari, më datë 23.07.2024, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, i ka vjedhur çantën e dorës një 67-vjeçari, brenda së cilës kishte sende personale dhe 2 aparate celulare.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. L., gjetën të fshehura dhe sekuestruan çantën me sende personale, të 67-vjeçarit”, njoffon policia e Elbasanit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026