“Rrihni çdo polic që…”- Procedohet penalisht avokati i Berishës, Genc Gjokutaj
Genc Gjokutaj, avokati i kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, është proceduar penalisht nga policia e Tiranës.
Sipas bluve të kryeqytetit, Gjokutaj, akuzohet për veprën penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme“.
Shkak për këtë sipas policisë është bërë një postim në rrjetin social “facebook”, ku Gjokutaj i bën thyrje qytetarëve që “të thyejnë sportelet që nuk japin shërbime, të rrahin policët që mbrojnë hajdutët dhe të “vrasin” patronazhistët që u vjedhin të ardhmen”.
Materialet në ngarkim të Gjoikutaj i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasit G .Gj., me profesion avokat, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme“, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal.
Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, është konstatuar një postim, i publikuar nga shtetasi G. Gj., i cili bën thirrje për të kryer veprime të dhunshme, postim ky i cili konstatohet se është publikuar dhe në media të ndryshme online”, thuhet në njoftimin e policisë.
Postimi i Gjokutaj:

LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi