Voskopoja ndjek traditën, gratë nisin përgatitjet për zahiret
Zonjat duararta voskopojare kanë nisur përgatitjen e zahireve të dimrit, ushqime tradicionale këto të pëlqyera edhe nga vetë turistët e huaj.
Lirika Sadiku dhe Jorgjia Zguri që në vegjëli kanë mësuar të përgatisin zahiretë, ku ende dhe sot duart e tyre nuk lodhen.
“Petkat bëjmë, i kemi për dimër. I bëjmë në behar. Unë kam që 15 vjeç që më ka mësuar mamaja, tani ua kam lënë traditë fëmijëve. I bëj vetëm për vete, për çupat, për mbesat, të gjitha gratë e bëjnë, ka edhe të reja që e bëjnë, trashëgimi është.” –tregon Jorgjia.
Zahiretë janë të llojeve të ndryshme e përveç banorëve dhe restoranteve të zonës, klientët e përhershëm ngelën të huajt.
” Janë zahiretë e dimrit, petkat, jufka, trahana, të ëmbël, të tharte, komposto, oshafe. Reçelëra. Jo vetëm gratë po e burrat I hapin petët.” –tha Lirika.
Por a duan sot vajzat e reja të bëjnë duart me miell?
” Jo se e kanë harruar po ato me studime, pushime, plazhet, rinia e sotme. Për të ngrënë duan, për të munduar duart nuk e kanë me qejf. Megjithatë them kur te rriten në moshë.” -përgjigjet Lirika.
Gatimet tradicionale të zonës së Voskopojës por edhe atyre të Dardhës e Boboshticës janë të pëlqyera nga turistët vendas e të huaj.
Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)
- 08:22 Lufta SHBA-Iran në natën e 11-të, SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, teksa Pakistani tenton diplomacinë
- 08:14 Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346
- 08:10 Përmbytje masive në Kili, 13 të vdekur dhe 7 të zhdukur
- 08:04 Franca miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, vendi i parë në Evropë
- 08:04 Arabia Saudite dhe SHBA-ja arrijnë marrëveshje që mbretëria të pasurojë uraniumin
- 07:58 Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash