Rusia: Ukraina ka sulmuar një depo nafte në rajonin e Kurskut

28 Korrik 2024 | 11:23

Tre cisterna të një depoje të naftës në rajonin Kurs të Rusisë u përfshin nga zjarri si rezultat i një sulmi me dronë të kryer nga Ukraina, tha më 28 korrik guvernatori rajonal, Alexei Smirnov.

Askush nuk është lënduar gjatë sulmit dhe zjarri në një cisternë u shua shpejt. Megjithatë, 82 zjarrfikës dhe 32 njësi janë përfshirë në përpjekjet për të shuar zjarrin në dy cisternat e tjera, shkroi Smirnov në një postim në Telegram.

Ministria ruse e Mbrojtjes shkoi në Telegram se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë shkatërruar dy dronë mbi rajonin e Kurskut.

Smirov tha se dronët po ashtu dëmtuan disa ndërtesa të banimit në rajon, duke plagosur një person, shkruan REL.

Këto pretendime të Rusisë nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur. Ndërkaq, Ukraina ende nuk ka komentuar për këtë rast.

Të dyja palët mohojnë se sulmojnë civilët në luftën që Rusia nisi kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Kievi ka thënë se sulmet e tij ndaj infrastrukturës energjetike, ushtarake dhe të transportit të Rusisë janë kundërpërgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme që Moska kryen në territorin e Ukrainës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026