Blendi Klosi: Kongresi ka mision historik të sjellë mandatin e katërt të PS
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi se në PS janë bërë 34 mijë anëtarësime të reja, duke e çuar numrin e anëtarëve aktivë në mbi 100 mijë.
Komentet Klosi i bëri gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS-së, ku tha se mes anëtarëve ka edhe një numër shumë të madh të grave e vajzave, rreth 43 % në total.
Ai shtoi se Kongresi i PS ka një mision historik për të sjellë mandatin e katërt të kësaj force politike në pushtet
“34 mijë anëtarë të rinj, duke çuar anëtarësimin aktiv mbi 100 mijë. Mes anëtarëve, ishim 12 mijë të rinj dhe 15 mijë femra. Kjo fazë na lejoi të pastronim bazën tonë të të dhënave nga anëtarësimet fiktive. 43% e delegatëve janë shoqe, 15% delegatë janë nën moshën deri 30 vjeç duke siguruar energji të mirë për partinë tonë.
Mbi 700 delegatë zgjidhen për herë të parë, duke theksuar angazhimin tonë për të sjellë zëra të rinj. Siguruam që votat e emigrantëve të jenë një realitet politik. Kongresi ka një mision historik që të sjellë mandatin e katërt të PS”, tha Klosi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta