Nis Kongresi i PS, kryeministri Edi Rama mbërrin në Pallatin e Kongreseve

28 Korrik 2024 | 11:12

Ka nisur me himnin Kombëtar Kongresi i Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, ku po mbahet Kongresi.

Delegatët e kongresit do të zgjedhin 156 anëtarët e Asamblesë së re nga 350 anëtarë që ka ky forum, pasi një pjesë zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve në mbartin në nivel qëndror dhe lokal.

Punimet e Kongresit do të jenë një gërshetim mes punëve të qeverisë dhe partisë. Veç kryeminisrit Rama që do të mbajë fjalim, pjesë e folësve do të jenë edhe disa eksponente të tjerë te qeverisë dhe partisë, për t’u ndalur në 3 fusha: mirëqeverisja, antikorrupsioni dhe punët e brendshme të partisë.

Në punimet e Kongresit pritet të prezantohet dhe platforma për zgjedhjen e deputetëve për 2025-ën.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm një njoftim në faqen e tij në Facebook, ku lajmëron mbledhjen e Kongresit.

“MIRËMËNGJES me kongres😅🌹

Të diel të bukur të gjithëve🫶”, ka shkruar Rama në faqen e tij në Facebook.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026