Spiropali në Kongres: Dilema nëse do notojmë në të njëjtat ujëra, apo do ndryshojmë
Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, është shprehur se njerëzit po presin me padurim të shohin atë që do të ndodhë në Kongresin e PS.
Komentet Spiropali i bëri gjatë fjalës së saj në Kongres, ku tha se ka shumë dilema nëse PD do të vijojë të ‘notojë në të njëjtat ujëra’, apo do të ndryshojë me guxim figurat e saj në pozicione të caktuara.
Ajo tha gjithashtu se besonte se ky Kongres do të jetë një pikë vlimi e shpërthimi energjish të reja, vizioni më të qartë.
“Shumë zemra të bardha po rrahin me të njëjtin ritëm pritshmërie, shprese e besimi se ky kongres yni do të jetë një pikë vlimi e shpërthimi energjish të reja, vizioni më të qartë. Do të jetë moment rivlerësimi si një stacion i ri politik drejt të njëjtin projekt shërbese që ne i blatojmë qytetarit shqiptar.
Është një moment reflektimi për të hedhur shikimin pas, për të parë çfarë kemi bërë e çfarë do të bëjmë më mirë nesër. Vijojmë të jemi e vetmja alternativë që dimë çfarë duhet dhe që duhet të bëjmë edhe më shumë sesa dimë deri tani. Qytetarët kanë pritshmëri të jashtëzakonshme për atë që do të ndodhë sot.
Ka shumë dilema nga publiku nëse do të notojmë në të njëjtat ujëra apo do të ndryshojmë me guxim e kurajo. Do të mbetemi robër të vetëkënaqësisë si zgjedhje e vetme, apo do të ofrojmë zgjidhje të reja drejt stacionit të afërt të zgjedhjeve të 2025”, tha Spiropali.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë