Spiropali ironizon Nokën pas përjashtimit: Shko rrit numrin e protestuesve jashtë

6 Qershor 2024 | 11:20

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar opozitën në lidhje me bllokimin e foltores në parlament.

Në fjalën e saj në parlament, Spiropali tha se skenari i bllokimit të parlamentit ishte i parashikueshëm pasi nuk ishte hera e parë që ajo e bën këtë gjë

“Të vini këtu dhe të bllokoni seancën ju duhet të dilni jashtë sepse këta nuk dinë të sillen. Ishe e parashikuar kjo që bëtë, se nuk është hera parë që ansambli “utopia” i ka bëtë këto” tha ajo.

Pas përjashtimit të Flamur Nokës, Spiropali tha me ironi se është më mirë që e gjitha opozita të dali jashtë dhe të shtoj numrin e protestuesve jashtë parlamentit.

“Nxirri të gjithë dhe rrit numrin e protestuesve jashtë. Është më mirë të dilni jashtë, sepse këtu jeni shumë pak, dhe këtë po jua them me dashamirësinë e një njeriu që do të vazhdojë seancën” tha ajo.

Pas kësaj kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla kërkoj ndalimin e seancës për 5 minuta.

LEXO GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026