Sëmuret Rita Ora. Këngëtarja me famë botërore anulon koncertin e saj në Hungari

28 Korrik 2024 | 20:05

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora ka anuluar koncertin e saj në Hungari për shkak të problemeve shëndetësore.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, shqiptarja u ka kërkuar falje fansave të saj, ndërsa ka treguar se ka kaluar natën në spital.

Këtë deklaratë ylli botëror e ka bërë vetëm disa orë para se të këndonte në Debrecen të Hungarisë, ndërsa ka kërkuar mirëkuptimin e fansave të saj.  

“Ju lutemi më falni për këtë kthesë të papritur të ngjarjeve, por fatkeqësisht nuk do të mund të performoj në Festivalin e mbrëmjes sonte pasi kalova natën në spitalin e Budapestit. Unë duhet të pushoj plotësisht dhe të ndjek urdhrat e mjekut. Më vjen shumë keq për fansat e mi që do të jenë atje sot dhe jam vërtet mirënjohës për mirëkuptimin tuaj”-shkruan këngëtarja në postimin në rrjetet sociake.

Rita Ora mbërriti në Hungari dy ditë më parë, por për fat të keq nuk mundi të performojë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026