Mesazhet e fjalimit të Ramës në Kongresin e PS, Koka: Ja cilët njërëz “do lëshojë”

28 Korrik 2024 | 20:38

Gazetari Bledian Koka tha në një intervistë për Euronews Albania se efektet e Kongresit të Partisë socialiste të mbajtur sot nuk janë të menjëhershme.

Sipas tij kryeministri Rama shpesh evidenton me fjalë të mira njerëzit që kanë marrë të tatëpjetën politike. Koka tha se kongresi  sotëm tregoi se ka klane brenda Partisë socialiste dhe sipas tij në krye të këtyre klaneve është kryeministri.

“Shpesh herë zoti Rama bën pikërisht këtë gjë. Njerëzit që kanë marrë të tatëpjetën politike, ai i evidenton me fjalë të mira sepse në këtë mënyrë ai ka për të pasur gjithmonë raportin e bashkëpunëtorëve të tij, të cilët i fryn, i mban e nga ana tjetër u hap gropa në të cilën ata bien pak nga pak. E gjithë dinamika e sotme tregon pikërisht këtë gjë dhe konfirmon që ka apo ska plane në Partinë Socialiste.

Sigurisht që Zoti Rama është njeriu në krye, por që ai në një farë mënyre argëtohet duke luajtur me këto lloj sensitivitetesh dhe me këtë lloj ndjesish. Atë që në fakt nuk e tha zoti Rama e tha Spiropali në fjalën e saj. Ajo foli për njerëz me ambicie personale që nuk duhet të shkatërrojnë partinë, të cilët praktikisht mund të marrin ndonjë goditje. Ajo pjesë e fjalimit të Spiropalit fliste së pari për një rishpikje të Partisë Socialiste por edhe për brryla brenda partisë, ishte edhe mesazhi i fundit i Ramës ‘alla Fidel Kastro’ ”,-tha gazetari Koka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026