Medalje argjendi për Kosovën, Distria Krasniqi renditet e dyta ne xhudo

29 Korrik 2024 | 09:42

Distria Krasniqi është padyshim një nga emrat më të rëndësishëm në xhudon botërore, diçka të cilën e konfirmoi në Lojërat Olimpike, ku arriti të rrëmbejë medaljen e parë për Kosovën.

28-vjeçarja dhuroi performanca pozitive, duke i likujduar kundërshtarët e parë në më pak se 1 minutë, ndërsa në gjysmëfinale la pas italianen Odeta Xhufrida. Kosovë-Uzbekistan ishte finalja e madhe për peshën 52 kg, me Krasniqin që e kishte siguruar medaljen, duke synuar të artën, që fatkeqësisht nuk e mori dot, duke bërë të sajën atë të argjendit e ngritur lart flamurin e Kosovës.

1 pikë e fituar në 2 minutat e para nga Diyoa Keldiyorova ishte e parikuperueshme për Krasniqin, që pavarësisht tentativave nuk ia doli, por duhet të jetë krenare për këtë arritje, duke konfirmuar se në judo, Kosova është gjithmonë pretendentja kryesore.

Kosova synon të bëjë mirë dhe me sportisët e tjerë në olimpiadë, ndërsa deri më tani Shqipëria ka garuar në qitje dhe not, ku rezultatet nuk ishin pozitive.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026