SMS-ja që i mori jetën biznesmenit në Sarandë, i erdhi kur po montonte tritolin
Gazetari Eni Ferhati ka shpjeguar në Euronews Albania, gjithë dinamikën e shpërthimit me tritol, ku mbeti i vdekur biznesmeni Armand Nelaj.
Trupi i 52-vjeçarit u gjet i dëmtuar rëndë në ujërat pranë portit të qytetit nga dy turistë të huaj që po lundronin me një gomone.
Sipas gazetarit, 52-vjeçari kishte marrë porosi nga 35-vjeçari Erdian Muho për të hedhur në erë anijen e linjës Sarandë-Korfuz, për arsye konkurrence.
Në momentin që Nelaj ishte afër anijes për të montuar lëndën plasëse, në telefonin e lidhur me tritolin u futën valët greke, duke bërë që mesazhi “Welcome to Greece”, të aktivizonte shpërthimin.
“Sasia e eksplozivit do të vendosej në pjesën fundore të tragetit, e lidhur me një aparat celular, në vakum. Autori i cili humbi jetën, nuk kanë llogaritur diçka sipas hetuesve. Në momentin që autori i është afruar anijes, kanë hyrë valët roaming dhe ka ardhur një mesazh në telefon. Kjo ka qenë fatale për Armand Nelaj.” –tha gazetari.
Më pas, sipas gazetarit, informacionet kanë qenë në rrugë operative, që kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të të dyshuar si porositës i ngjarjes.
Sipas informacioneve që gazetari dispononte ky i fundit ka qenë i angazhuar edhe politikisht në qytetin e Sarandës.
Bëhet fjalë për Erdion Muhon, i cili është djali i një biznesmeni tjetër të njohur në qytetin e Sarandës.
Ai merret kryesisht me biznese në fushën e hotelerisë, turizmit dhe transportit detar.
Në vitin 2021 Muho ka qenë pjesë e listave për deputet në listat e Lëvizjes për Ndryshim të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.
LEXONI GJITHASHTU:
Operacion në Portin e Durrësit, bllokohet kokainë, diamante dhe pajisje për metale të çmuara
Sot dita 11-të e protestës, në Tiranë pritet të vijnë edhe shqiptarë nga jashtë kufijve
Aksident në aksin Pogradec–Qafë Pllocë, drejtuesi i mjetit plagoset pas përplasjes me barrierat
- 17:50 Studimi: AI ndihmë për sistemet shëndetësore, kursen kohën e mjekëve
- 17:45 Durrësi kryeqyteti i notit, 6 shtete garojnë në fundjavë në “Teuta Cup 2026”
- 17:39 INSTAT: 18.1% e grave në Shqipëri kanë qenë viktima të përndjekjes
- 17:39 Të rinjtë e PD-së thirrje qytetarëve: Të bashkohemi në protestë çdo ditë për familjen dhe kombin
- 17:36 Operacion në Portin e Durrësit, bllokohet kokainë, diamante dhe pajisje për metale të çmuara
- 16:59 Bill Gates dëshmon për Jeffrey Epstein: Shpresoj që viktimat të gjejnë drejtësi