Pajisjet që mbajnë shqiptarët|96% e familjeve me TV, frigorifer, lavatriçe e celular
Familjet shqiptare kanë rritur cilësinë e jetesës këtë dekadë, duke shtuar pajisjet shtëpiake. Të dhënat tregojnë se përvec telefonit fiks, cdo mjet tjetër, si televizori, lavatriçja e kondicioneri po njeh përdorim më të gjerë në banesë.
Nëse hyn në një shtëpi të banuar në Shqipëri, është e sigurt që brenda saj do të gjesh të paktën një televizor, një frigorifer, një lavatriçe dhe një celular. Këto janë pajisjet që zotërojnë më së shumti familjet në Shqipëri në këtë periudhë.
Në deklarimin e CENSI-T këto orendi janë pjesë e 96% të banesave. Blerja e tyre ka ndikuar në përmirësimin e kushteve të jetesës për këdo që i zotëron, dhe në dekadën e fundit, shihet se celulari dhe lavatricja kanë njohur rritje më të gjerë se të tjerat.
Vec tyre, rritje të fortë ka njohur edhe lidhja me internetin, nga 12% që ishte në vitin 2011, në 75% sot.
Në vitin 2011, vetëm gjysma e familjeve shqiptare kishin një boiler në shtëpi, ndërsa sot ai gjen përdorim në 75% të banesave.
Tregues i rritjes së cilësisë së jetesës është bërë edhe përdorimi i një makine private, të cilën sot e zotërojnë rreth 45% e familjeve.
Tendencë në rritje këtë dekadë, kanë njohur po ashtu edhe kondicionerët, panelet diellore dhe lap-topët e mikrovala, ndërsa e vetmja pajisje, e cila po del nga përdorimi është telefoni fiks. Në vitin 2011, ai gjendej në 30% të banesave, ndërsa sot një lidhje me të e kanë vetëm 8% e familjeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)