311 votues më shumë në Himarë nga 1 vit më parë, opozita ngre shqetësimin në KQZ

29 Korrik 2024 | 17:27

Në harkun kohor të 1 viti në Bashkinë e Himarës janë shtuar 311 persona që kanë të drejtë vote. Shqetësimi u ngrit nga anëtarët e opozitës në komisionin rregullator dhe gjetjet e auditit i bëri me dije nënkomisionerja e KQZ-së, Lealba Pelinku.

Lealba Pelinku, nënkomisionere shtetërore e zgjedhjeve, tha se për këtë rritje të numrit të votuesve do t’i drejtohen drejtorisë së përgjithshme të gjendjes civile për të shpjeguar ndryshimin e vendbanimit të këtyre banorëve nga bashkitë e tjera në Himarë.

Po ashtu, nënkomisionerja Pelinku deklaroi zhvendosjen e 157 pjesëtarëve të të njejtit trung familjar në qendra të ndryshme votimi në bashkinë e Himarës.

Sipas listës përfundimtare 23 133 qytetarë kanë të drejtë për t’ju drejtuar kutive të votimit të dielën e 4 gushtit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë himarë.

Dy ditë më parë, kandidati i opozitës, Petro Gjikuria ka kallëzuar në SPAK kandidatin e partisë socialiste, Vangjel Tavo pasi sipas Gjikurisë, Tavo dhe familjarët e tij kanë transferuar gjendjen civile nga Dropulli në Himarë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026