Kina paralajmëron SHBA-në dhe Japoninë: Mos krijoni armiq imagjinarë
Pekini ka paralajmëruar të hënën Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë “të mos krijojnë armiq imagjinarë”, pasi shtetet kanë kritikuar veprimet e Kinës në Detin e Kinës Jugore.
“Ne u bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë që të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të Kinës dhe të mos krijojnë armiq imagjinarë”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lin Jian.
Pas bisedimeve të mbajtura të dielën në kryeqytetin japonez, SHBA-ja dhe vende tjera kanë kritikuar “veprimet destabilizuese” të Pekinit në Detin e Kinës Jugore, derisa kanë dënuar edhe rritjen e bashkëpunimit të Rusisë me Kinën dhe Korenë e Veriut.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe disa homologë japonezë, kanë ripërsëritur kundërshtimet e tyre ndaj pretendimeve të paligjshme të Kinës në det.
Veç kësaj në deklaratën e përbashkët është folur edhe për veprimet provokative e kërcënuese në Detin e Kinës Jugore.
Autoritetet kineze kanë thënë të hënën se në deklaratën e përbashkët është përzier e mira me të keqen dhe sulmohet politika e Jashtme kineze.
Lin ka thënë se Kina hedh poshtë të gjitha pretendimet e bëra në deklaratë.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale