Kina fiton medaljen e parë të arit për qitje në Lojërat Olimpike

27 Korrik 2024 | 15:12

Kina ka fituar medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike të Parisit, pasi ka fituar në 10 metra qitje me pushkë ajri, duke mundur Korenë e Jugut 16 me 12 falë saktësisë së sportistit Sheng Lihao.

Edhe Kazakistani ka fituar medaljen e parë të këtij edicioni të lojërave, pasi siguroi medaljen e bronztë në të njëjtën disiplinë. Atleti kazak, Islam Stapajev mposhti Gjermaninë me rezultatin 17 me 5.

Ndeshja e ardhshme për medaljen e artë në 10 metra qitje me pushkë ajri do të zhvillohet mes Kinës dhe Koresë.

Ndërkohë, zhytëset Sarah Bejkon dhe Kesidi Kuk kanë fituar medaljen e parë për Shtetet e Bashkuara, atë të argjendtë në hedhjen e sinkronizuar.

Ato dolën pas atleteve kineze Çang Jani dhe Çen Jiuen, që i sollën medaljen e dytë të artë vendit aziatik.

Ndërkohë, zhytëset angleze Jasmin Haraper dhe Skarlet Jensen përfunduan të tretat.

Megjithatë, eventi sportiv nuk u shpëtoi dot gafave.

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik u detyrua t’i kërkonte zyrtarisht falje Koresë së Jugut pasi gabimisht e prezantoi delegacionin sportiv të Seulit sikur ishte nga Korea e Veriut, gjatë paradës në lumin e Senës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026

Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së martës në zonën e Kaninës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse,...
07:14 | 22/07/2026