Peleshi për ndryshimet në qeveri: S’kisha dijeni, por kjo është politika
29 Korrik 2024 |
21:28
Kryetari ri i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi ka komentuar në Euronews Now, emërimet e reja nga kryeministri Rama në kongresin e PS.
Ish-ministri i Mbrojtjes, u shpreh se nuk ishte në dijeni të faktit që kreu i vendit do bënte ndryshime në kabinetin qeveritar, për të cilatsipas tij askush nuk duhej të befasohej.
“Largimin nga kabineti nuk e kisha si informacion, por më duket si çudi që komentohet si surprizë, sepse kjo është politika. Leximi i mimikave të fytyrave më duket një lojë. Do ishte budallallëk që një ministër të mendojë se do jetë i përjetshëm në një post. Nuk besoj se duhen lexuar si një befasi.” –tha ish-ministri.
Në Kongresin e Partisë Socialiste, u bënë disa ndryshime, mes të cilash janë këto:
- Taulant Balla largohet si ministër i Brendshëm dhe në vendin e tij u emërua Ervin Hoxha. Balla do të zëvendësojë Elisa Spiropalin si Ministër i ri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
- Petrit Malaj në krye të ministrisë së Financave, Pirro Vengu në krye të ministrisë së Mbrojtjes.
- Elisa Spiropalit iu besua posti i kryeparlamentares nga kryeministri Edi Rama. Ajo zëvendëson në këtë detyrë Lindita Nikollën.
- Bledi Çuçi u largua nga posti i kreut të grupit parlamentar dhe bëhet nënkryetar Kuvendi. Kryetar i ri grupit bëhet Niko Peleshi.
Lajme të Sugjeruara
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij