Ekipet shqiptare në Conference League, Ballkani beson te kualifikimi
Ndeshjet e kthimit të raundit të dytë të Conference League zhvillohen këtë të martë, ku zbresin në fushë ekipet si Ballkani, Drita, Decic dhe Struga. Në duelin e parë të katërta kanë arritur të sigurojnë rezultat pozitiv, por sa i përket çështjes kualifikim asgjë nuk është e sigurt. Skuadra nga Suhareka udhëton drejt Maltës, aty ku e pret Hamrun, me duelin e parë që u mbyll pa gola. Në letër Ballkani shihet si më favorit, por do të jetë fusha ajo e cila do të tregojë skuadrën më të mirë.
Sa i përket 3 skuadrave të tjera shqiptare, ato rrëmbyen fitore në ndeshjen e parë, me Decic që mori një rezultat tejet pozitive 2-0. Dinamo Batumi është kundërshtari i skuadrës nga Mali i Zi, ekip të cilin sezonin e shkuar e eliminoi Tirana. Drita është skuadra e parë e cila do të njohë verdiktin pasi luan në orën 17 dhe pret në shtëpi Breidablik. 2 gola të shpejtë nga Manaj e Tusha në transfertë mjaftuan që të besuarit e Ramadanit të jenë 1 hap para në cështjen kualifikim.
Pas një dominimi absolut në shtëpi, Struga beson tek rezultati pozitiv dhe këtë të martë në ndeshjen e kthimit, ku në rast kalimi më tej e pret një mes Ordabasit dhe Diferdanzh.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)