Përshkallëzohet situata e zjarreve në fshatin Bode, kërkohet ndërhyrje edhe nga ajri
Flakët në pyllin e Bodes, në Maliq janë përshkallëzuar edhe më shumë që prej ditës së djeshme.
Në kushte të tilla punojësit e shërbimit zjarrfikës së bashku me dy mjetet e tyre kanë qenë të detyruar të largohen nga vatrat e mëdha të zjarrit, pasi rrezikohej jeta e tyre.
Për momentin punonjësit e zjarrfikëses janë duke bërë krijimin e korridoreve për mos lejimin e zjarrit për hapjen e flakëve në sipërfaqet e tjera me pishe dhe ah.
Gjithashu bëhet me dije se por kërkohet ndihma edhe nga shërbimet e tjera zjarrfikëse të qarkut të Korçës e mbi të gjitha ndërhyrja përmes ajrit.
Terreni i thyer malor dhe mungesa e rrugëve janë bërë pengesë që punojësit e shërbimit zjarrfikës së bashku me mjete të tjera të shkojnë aty ku vatrat janë më aktive.
Burime zyrtare pranë bashkisë së Maliqit bëjnë me dije se është bërë kërkesë pranë emergjencave civile për dërgimin e helikopterëve për shuarjen e flakëve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozita po tenton të kapë protestën”, Hitaj: Ka ardhur momenti të krijohet një grup që të diskutojë kërkesat
Vangjeli: Protestat paqësore kanë 2 herë më shumë shanse të fitojnë se protestat radikale
Kadilli tregon disa grupime që përbëjnë protestën: Radikalë të majtë dhe islam politik
- 22:36 Momente tensioni në Kaliforni, surfisti shpëton paq nga peshkaqeni (VIDEO)
- 22:30 Neymar do të mungojë në ndeshjen e dytë të Brazilit në Kupën e Botës, shkak dëmtimi në pulpë
- 22:27 Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin: Kushedi si do rrotullohej Mit’hat Frashëri kur të shikonte këta dy
- 22:19 Netanyahu i zemëruar, aleatët dhe mediat e tij sulmojnë Trumpin për marrëveshjen me Iranin
- 22:18 Turqia mbështet marrëveshjen SHBA-Iran, kërkon hapa për të ruajtur vrullin
- 22:17 “Opozita po tenton të kapë protestën”, Hitaj: Ka ardhur momenti të krijohet një grup që të diskutojë kërkesat