Zv.ministri i Shëndetësisë|Barnat e reja të rimbursuara, në fokus sëmundjet tumorale

30 Korrik 2024 | 17:49

Vetëm një javë më parë qeveria i dha dritën jeshile listës së re të barnave për vitin 2024, duke e pasuruar atë me 50 barna të reja.

Përditësimi i listës së barnave me 50 ilache të reja, do të bëj të mundur trajtimin e më shumë sëmundjeve, duke nisur nga ato tumorale, të zemrës apo neurologjike.

Në një intervistë për Euronews Albania zëvendësministri i shëndetësisë, Niko Hyka thotë se lista e re rrit numrin e përfituesve dhe shton diagnozat që mbulon.

Synimi i ekspertëve që bënë dhe përditësimin e listës së barnave, kishin në fokus mbulimin e diagnozave që më parë thuajse nuk ishin të përfshirë, por edhe sëmudnjet tumorale që po njohn rritje.

“Ne sot shkojmë në një mbulueshmëri deri në 95% të diagonozave. Për sëmundjet tumorale kemi futur në listë 8 principetë reja, si kanceri i prostatës, pulmonit, leuçemia miloide etj. , që më parë nuk mbuloheshin” –thotë Hysa.

Paralel me shtimin e barnave  të reja, listës ekzistuese ju hoqën 8 barna që nuk ishin më pjesë e skemave të mjekimit.

Aktualisht lista  e re përmban 1342 barna dhe kjo nuk është shoqëruar me kosto shtesë finaciare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026