Dështon tenderi i pullës së barnave/ Pacientët vuajnë mungesën e medikamenteve
Mungesat e barnave në treg janë thelluar përgjatë dy javëve të fundit. Farmacistët, thonë jashtë kamerave se mungesat janë të mëdha dhe shkak për këtë është bërë mungesa e pullave të sigurisë së barnave.
Burime të Euronews Alabania bëjnë me dije, se tenderi për pullat e sigurisë së barnave ka dështuar, si pasojë e ankesës që ka ardhur nga subjekte pjesëmarrëse në këtë tender.
Për pasojë Qendra Kombëtare e Barnave dhe pajisjeve mjekësore po punon me sasi të kufizuar pullash, pa pasur fuqi të furnizojë të gjithë distributorët që kanë medikamentet gati për ti hedhur në treg.
Në këto kushte, shumë sëmundje po mbeten të pa trajtuara.
Depakina, 300 mg është një nga preparatet alternativë e vetme për trajtimin e epilepsisë tek fëmijët e cila nuk gjendet në treg.
Në dyert e farmacive përplasen çdo ditë qytetarë me receta që përmbajnë barna që farmacistët nuk i disponojnë.
Lista e barnave që nuk i gjen në farmaci është e gjate, disa prej të cilave janë parlin, kordarone, augmentin apo berlipril.
Farmacistët thonë se për këto barna ka alternativa por pacientët refuzojnë ti marrin, pasi i referohen vetëm ilaçit me emrin tregtarë që mjeku ju ka përshkruar në recetë.
Medikamente që mungojnë në treg
Parlin 1mg
Rheumeser Ampule
Shurup Azitrovis 200
Akilen 80mg
Cordarone 200mg
Etason 1mg
Augmentin 625 mg
Berlipril 20mg dhe 10mg.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump