Qafë-Thana rekord kalimesh, në 15 ditët e fundit kanë hyrë rreth 80 mijë qytetarë
Vetëm gjatë 15 ditëve të fundit në doganën e Qafë Thanës kanë hyrë më shumë se 80 mijë shtetas shqiptar.
Sipas autoriteteve fluksi i kalimeve është gati 2-fish krahasuar me një vit më parë.
Pika e Kalimit kufitar të Qafë Thanës rezulton zona kufitare me hyrje-daljet më të mëdha nga fillimi i vitit.
Sipas burimeve doganore nëse në 6 mujorin e parë të 2023 në këtë pikë kalimi kufitar hynë dhe dolën rreth 600 mijë mijë shtetas, e njëjta periudhë e 2024 i ka kaluar tashmë 1 milionë hyrje dalje.
Fluksi më i madh mbeten 3 muajt e verës, ku mesatarja ditore e hyrjeve në këtë pikë kalimi është mbi 4500 shtetas pjesa më e madhe e tyre turistë dhe pushues nga Maqedonia e Veriut por edhe vendet e Europës Lindore. Edhe këtë verë shumica e maqedonasve por edhe shqiptarëve të maqedonisë zgjedhin bregdetin shqiptar.
Sigurisht që në ditë me fluks ka edhe vonesa, pavarësisht se 3 muajt e verës punohet me 4 sportele. Vonesa që shkojnë nga 30 min deri në 1 orë.
Ndërkohë policia kufitare konfirmon se në rastet e radhëve të gjata është gjetur gjuha e përbashkët me palën maqedonase dhe procedohet me sistem të përshpejtuar pa kontrolle të gjata. Vetë në 15 ditët e fundit sipas shifrave në këtë pikë kalimi kufitare kanë hyrë gati 85 mijë shtetas ndërsa kanë dalë rreth 80 mijë të tillë.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve